Marrëveshja me Kosovo Apparel Marketing Association (KAMA)

Data e Publikimit 18.11.2018

Programi ASSET dhe asociacioni KAMA do të marrin pjesë në objektivin e zhvillimit të shkathtësive të punës në mesin e të rinjve kosovarë, të cilët mund të kontribuojnë pozitivisht në ekonominë e Kosovës, përfshirë këtu edhe një industri të suksesshme veshmbathjesh. KAMA do të mbështesë projektet e zhvillimit në shkolla të cilat promovojnë interesin e nxënësve në fushën e modës dhe veshmbathjeve dhe do të ndihmojnë në krijimin e lidhjeve ndërmjet shkollave lokale dhe kompanive; marrë parasysh edhe hartimin e kurrikulës rreth përvojave të punës, listat dhe mjetet e vlerësimit për punëdhënësit dhe nxënësit. Për më tepër, KAMA do të organizojë vizita të nxënësve në kompani, panaire kombëtare dhe shfaqje.